Ueb-faqja e Ministrisë së Mbrojtjes jashtë funksionit

Ueb-faqja e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës ka dal jashtë funksionit gjatë ditës së sotme.

Po të klikohet në adresën e kësaj ministrie https://mod.rks-gov.net/ ajo nuk hapet as pas disa minutash, ndërsa do të paraqitet një informatë se ueb-faqja aktualisht nuk është funksionale.

Nuk bëhet e ditur nëse ky është ndonjë sulm kibernetik ndaj faqes së internetit të Ministrisë së Mbrojtjes apo eventualisht bëhet fjalë vetëm për ndonjë problemi teknik.

Në anën tjetër, ueb-faqet e ministrive dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës janë funksionale.