Uefa vendos se ku do të zhvillohet takimi Barcelona – Napoli

UEFA ka konfirmuar se ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Napolit do të zhvillohet sipas planit në Camp Nou më 8 gusht.

Liga e Kampionëve rikthehet më 7 gusht me ndeshjet e kthyese të pazhvilluara të 1/8 së finales, ndërsa numri i të infektuarve në Spanjë është shqetësues.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka kërkuar që ndeshja të zhvillohet në Portugali ose në Gjermani, ku do të zhvillohen fazat pasuese të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, respektivisht.

Mirëpo, UEFA ka konfirmuar se ndeshjet kthyese që kanë mbetur nga 1/8 e finales do të zhvillohen në stadiumet përkatëse, që do të thotë se Blaugranët do të jenë nikoqirë të Partenopei në Camp Nou.

“Po e monitorojmë situatën dhe jemi në kontakt me autoritetet kompetente lokale. Ndeshja është caktuar të zhvillohet në Barcelonë, sipas planit”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave, e zhvilluar në San Paolo, kishte përfunduar me rezultat 1-1. /Telegrafi/