UNDP, MPB dhe Policia shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Çarmatim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, do të shënojnë sot Ditën Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Çarmatim me një konferencë për media.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, partnerë, palë të interesit dhe donatorë. Folësit kryesorë, ndër të tjerë, përfshijnë Z. Izmi Zeka, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator Kombëtar për Kontrollin e AVL-ve, Rreshtere Xhemile Behluli, Policia e Kosovës – Seksioni për Parandalimin e Dhunës në Familje, Znj. Marta K. Gazideda, Zëvendës Koordinatore e Programit në UNDP dhe Znj. Rozafa Kelmendi, Zyrtare e Projektit në zyrën e UN Women në Kosovë.

Çdo 24 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Çarmatim shënohet roli historik dhe i vazhdueshëm i grave në ndërtimin e paqes dhe çarmatim. Nesër, folësit do të diskutojnë rolin e armëve të paligjshme në incidentet e dhunës në familje dhe çfarë janë duke bërë institucionet qëndrore për të luftuar dhunën në baza gjinore.