Manchester United kanë pësuar humbje në Old Trafford nga Crystal Palace me rezultat 3-1.

Ndeshja nisi shumë keq për “Djajtë e Kuq” që pësuan që në minutën e 7-të të ndeshjes.

Jeffrey Schlupp pasoi bukur te Andros Townsend i cili shënoi për 1-0.

United tentoi të kthehet në lojë, por nuk ia arriti të krijojë diçka të mirë në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi me më dinamik, ku të dy skuadrat kishin rastet e tyre. Por momenti ndoshta vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 71-të, kur pas një loje me dorë në zonë të Lindelof, gjyqtari akordoi penallti.

Fillimisht gjuajti Jordan Ayeë, por De Gea priti goditjen. Penallti u përsërit pasi që portieri spanjoll kishte lëvizur nga vija.

Në tentimin e dytë gjuajti Wilfried Zaha që ishte i saktë për 2-0.

Ishte minuta e 80-të, kur United u kthye në lojë. Donny van de Beek ishte në vendin e duhur për të shënuar për 2-1.

Por forma e Zaha erdhi në shprehje edhe njëherë në minutën e 85-të, kur shënoi për 3-1.

Kjo ishte ndeshja e parë e United për këtë sezon dhe mbetet pa pikë, ndërsa Crystal me këtë fitore ka tri pikë. /Telegrafi/.