Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Caritasin Zviceran

Caritasi Zviceran nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” në kuadër të projektit SHPRESE.

Përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në nivelin para fillor në Kosovë do të përfshijë edhe punën me Fakultetet e Edukimit.

Image may contain: 1 person, sitting

Në vitet në vijim, një numër aktivitetesh do të realizohet, së bashku me Fakultetin e Edukimit në Gjakovës, për të përmirësuar kapacitetin e edukatorëve të ardhshëm në metodologjitë bashkëkohorë në arsimin para fillor.