Uruguaji e nis furishëm

(nga TopSporti.com) – Luis Suarez dhe Edinson Cavani kanë shënuar nga një gol, derisa Uruguaji ka shënuar fitore ndaj Ekuadorit 4-0 në ndeshjen e parë të tyre në Copa America 2019.

Ekuadori që nga minuta e 24 e ndeshjes luajti me 10 lojtarë, pasi që Jose Quintero mori karton të kuq për shkak të një faulimi me bërryl.

Uruguaji është rekord fitues i Copa America, me 15 trofe, ndërsa ndeshja e tyre dominuese tregoi se janë përsëri ndër favoritët për të fituar titullin e më të mirit në Amerikën Latine.