USAID me projekt për të rinjtë në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pritur në takim përfaqësuesin nga Global Communities, Daniel Cruz, me të cilin ka biseduar rreth realizimit të projektit “Up to Youth Activity Supported”, projekt ky i cili financohet nga USAID-i. Projekti Up to Youth i cili do të realizohet nga USAID-i parasheh përfshirjen e të rinjve dhe të rejave nëpërmjet zhvillimit të komunitetit.

Programi i projektit zhvillohet në tre komponentë kryesorë: përforcimi i të rinjve që të bëhen forcë e ndryshimeve në komunitet, të rinjtë të pajisen me aftësi dhe shkathtësi të buta përmes trajnimeve si dhe përforcimi i komunikimit në mes të institucioneve dhe të rinjve.

Kryetari Bahtiri duke i falënderuar për vizitën si dhe duke çmuar lartë bashkëpunimin që komuna e Mitrovicës ka pasur nder vite me USAID-in, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm realizimin e këtij projekti në Mitrovicë sepse është mese e nevojshme përfshirja e të rinjve në aktivitet që zhvillohen brenda komunitetit ku jetojmë.

“Të rinjtë duhet të stimulohen si dhe të vetëdijesohen që të bëhen pjesë e aktiviteteve që ndodhin brenda komunitetit, sepse nuk mund të kemi një shoqëri të denjë dhe të shëndoshë pa përfshirjen e të rinjve në procese të ndryshme”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ai më tutje ka shtuar se është e domosdoshme që pjesë e këtij projekti të jenë edhe te rinjtë të cilët jetojnë në zonat rurale, që të ketë një pjesëmarrje të gjerë të të rinjve.

Në fund të takimit, të dy palët u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Image may contain: 2 people