USAID përkrah 11 të rinj në Komunën e Hanit të Elezit

Njëmbëdhjetë të rinj nga komuna e Hanit të Elezit janë përzgjedhur si përfitues grantesh në kuadër të programit të vetëpunësimit të sektorit privat të USAID EMPOWER.

Zgjedhja e tyre vjen pas përfundimit të suksesshëm të një programi trajnimi paraprak që synon pajisjen e të rinjve me aftësi të orientuara drejt biznesit.

Përfituesit e përzgjedhur nga të rinjtë do të marrin një grant në formën e pajisjeve, duke ju mundësuar atyre të hapin një biznes të ri, ose të zgjerojnë atë ekzistues.

Programi i vetëpunësimit financohet nga Sektori Privat i USAID EMPOWER, në partneritet me Sida dhe zbatohet nga Help – Kosova, duke përfshirë ofrimin e bashkëfinancimit nga komunat partnere.