Ushtarët serbë infektohen me Coronavirus

Nëntë ushtarë të ushtrisë së Serbisë kanë rezultuar pozitiv për koronavirus, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, raporton Balkan Insight.

“Ne kemi edhe 642 ushtarë në izolim sepse kanë qenë në kontakt me personat e infektuar dhe gjendja e tyre po vëzhgohet,” tha Vulin për Televizionin Pink.

Të nëntë ushtarët u infektuan në veri të Serbisë ndërsa kontrollonin kufirin.