Ushtria izraelite fillon sulm ajror në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite filloi një sulm ajror me avionët e saj luftarakë me arsyen se nga Rripi i Gazës, që mbahet i pushtuar, janë hedhur rreth 90 raketa.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ushtria e Izraelit shkruhet: “filluam sulme ajrore ndaj objektivave të Hamasit dhe Xhihadit Islam në Gazë”.

Bëhet e ditur se sulmi është filluar si kundërpërgjigje për rreth 90 raketat e hedhura sot nga Gaza në Izrael.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se në rajonet izraelite në afërsi të Rripit të Gazës vazhdojnë të bien raketa dhe herë pas here bien sirenat.

Kurse në median lokale u bë e ditur se nga Gaza sot janë hedhur mbi 100 raketa dhe një pjesë e madhe e tyre u asgjësuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit “Kupola e Hekurt”. /trt-shqip/