Vajza 15 vjeçe mashtrohet me një çantë të re, dhunohet nga 20 persona për 8 ditë

Një vajzë adoleshente e moshës 15-vjeçare është dhunuar seksualisht nga së paku 20 persona për një periudhë prej 8 ditësh në rajonin Rajasthan të Indisë.

Policia indiane deri më tani ka arrestuar 20 persona në lidhje me incidentin që ndodhi në qytetin Jhalawar, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Dy policë janë pezulluar nga puna për shkak të neglizhencës në detyrë, pasi dështuan që të veprojnë edhe dhjetë ditë pas incidentit.

Raportohet se viktima u mor nga një shok dhe një i ri tjetër në qytet për t’ia blerë një çantë për shkollë. Ajo thotë se është tërhequr zvarrë nga burrat në një park dhe në disa vende tjera rreth qytetit për tetë ditë në fund të shkurtit.

Merret vesh se katër nga 20 personat e arrestuar për këtë rast janë të moshës së mitur.

Sharad Choudhary, zyrtar i policisë lokale, për dy policët e pezulluar deklaroi: “Këta zyrtarë dështuan që të veprojnë edhe pas dhjetë ditëve të krimit dhe për ta mbrojtur vajzën e mitur.”

Ndryshe, dhuna ndaj vajzave e grave dhe abuzimi seksual ndaj tyre është mjaft i shpeshtë në Indi dhe paraqet problem të madh për shoqërinë e shtetit me mbi 1 miliard banorë.

Sipas disa statistikave, në Indi ndodhin mesatarisht 88 dhunime seksuale në ditë, ndërsa vetëm në pak se 30 për qind të rasteve autorët dënohen për krimin e bërë.