Vaki kosovare: I pengojnë drunjtë në pronë publike, qytetari i sharritë një nga një ( Foto)

Gjilani vazhdon të mbetet vendi ku vakitë që ndodhin në rrethana ditore tashmë nuk përbëjnë lajm për këtë qytet.

Një ngjarje që ka ndodhur së fundmi në këtë qytet interesant ka shokuar qytetarët, shkruan Reporteri.net.

Një qytetarit si duket i kanë penguar disa drunj të vendosur në prona publike i cili ka marrë mundin t’i krasisë një nga një.

Rasti ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’ nga qytetari i cili nuk ka marrë kurrfarë leje tek organet komunale për këtë veprim.