Valbuena drejt Greqisë

Futbollisti francez i Fenerbahçes, Mathieu Valbuena, ka arritur sot në Athinë ku pritet të përfundojë marrëveshjen me ekipin e tij të ri, Olympiacos.

Pas një stinori të vështirë të kaluar te gjigandi turk, Valbuena u nda me Fenerbahçen, ndërsa tash është pranë bardhekuqëve të Athinës.

Valbuena 34 vjeç në dy stinorët e kaluar te Fenerbahçe shënoi në total 10 gola në Superligën turke, ndërsa ka luajtur 51 ndeshje në elitën turke të futbollit. Më parë, ai ka qenë pjesë e Lyonit, Dinamo Moskës dhe Marseille-s. (nga TopSporti.com)