Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka folur pas reagimeve të shumta për vendimin e KQZ-së në lidhje me verifikimin e votave nga diaspora.
Në një deklaratë për Gazeta Blic, Daka shprehet e habitur se si po kundërshtohet vendimi i KQZ-së për verifikimin e votave nga diaspora.
Ajo vlerëson se KQZ-ja e ka obligim ligjor t’i verifikojë të gjitha votat.
“Së pari mu po më çudit pse po kundërshtohet verifikimi i votuesve jashtë Kosovës, pra ne kemi obligim ligjor që t’i verifikojmë të gjithë ata që votojnë se a janë votues të vërtetë, apo e keqpërdorin emrin e dikujt. Kjo nuk është asgjë jo ligjore”, ka thënë Daka.
E pyetur për letrën e dërguar nga u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, rreth këtij vendimi të KQZ-së, Daka thotë se nuk dëshiron të flas tani për tani rreth kësaj çështjeje.
“S’kisha dashtë njëherë me dhanë asnjë lloj komenti”, ka thënë Daka.
Gazeta Blic, raportoi se u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, i ka dërguar letër Komisionit Qendror Zgjedhor, me t’u marrë ky vendim nga ana e tyre.
Në këtë vendim të Osmanit, thuhet se e drejta e votës është e drejtë fundamentale e garantuar me Kushtetutën tonë dhe mbi të gjitha me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Ndryshe, KQZ sot vendosi që votat e diasporës të verifikohen.
Vendimi i plotë:
