Valon Syla: Kosovarëve ju ka hi një dyshim se mos Amerika po do me na e ‘ngul’

Gazetari Valon Syla, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se qytetarët kosovarë  fale Vetëvendosjës , aktualisht kanë një dyshim se mos Shtetet e Bashkuara të Amerikës po donë me na e ‘ngul’.

“Kosovarëve ju ka hi një dyshim ‘mos Amerika po do me na e ngul’”, është shprehur Syla në T7.

Tutje, ai tregoi se si duhet qëndruar, sipas tij, karrshi politikave të Amerikës.

“Unë kam qëndruar tri vjet në Beograd si korrospedent dhe kurrë një serb nuk e kam dëgjuar duke thënë a është më i mirë Putini apo Medvedev”, ka thënë Syla.

“A ma i mirë Bideni apo Trumpi? Kjo nuk është e rëndësishme për neve hiç”, shtoi Syla.