Varroset fshehtas ish Presidenti Egjiptian Morsi

Autoritetet egjiptiane kanë rrefuzuar kërkesën e familjarëve të ish Presidentit Egjiptian Morsi, për varrimin e këtij të fundit në varrezat familjare.

Varrimi i ish Presidentit Morsi, raportohet të jetë realizuar gjatë orëve të para të mëngjesit nën masa të rrepta sigurie dhe me pjesëmarrjen vetëm të familjarëve, në vendin ku janë varrosur shumë nga pjesëtarët e lëvizjes “Vëllazëria Muslimane”, të cilën autoritetet egjiptiane e kanë shpallur terroriste.

Morsi vdiq dje nga sulmi në zemër derisa ishte duke vazhduar gjykimi ndaj në në sallën e gjykatës.