Vazhdohet mandati i Komisionit për Hidrocentrale

Kuvendi i Kosovës ia ka zgjatur mandatin Komisionit Parlamentar për Licencim, Operim, Mbikëqyrje dhe Aplikim për Leje të Hidrocentraleve.

Me 65 vota për, u votua zgjatja e mandatit të këtij Komisioni, shkruan Gazeta Express.

Po ashtu deputetët e kanë miratuar edhe buxhetin për këtë komision që është shtatë mijë e 470 euro për tre muajt e ardhshëm, aq sa i është zgjatur mandati komisionit.

Ky miratim është bërë me iniciativën e deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha. /Express/