Vazhdon gjendja e rënduar në disa akse rrugore në Malishevë

Si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut dhe borës, gjendja vazhdon të jetë e rënduar në disa akse rrugore.

Përmes një komunikate të lëshuar për media Komuna e Malishevës bën të ditur se ekipet emergjente dhe të sigurisë, janë në terren duke u kujdesur dhe monitoruar gjendjen.

“Luten qytetarët që mos të lëvizin pa nevojë, pasi rrugët vazhdojnë të jenë më ujë, ndërsa në disa vende edhe të bllokuara. Aktualisht aksi rrugorë Malishev-Kijevë është e bllokuar në Mirushë, po ashtu rruga për Turjakë, rruga Malishevë – Banjë, si dhe rruga ‘Hamdi Berisha’ në qytet të Malishevës. Lumi Mirusha ka dalë nga shtrati i tij në shumë vende. Të gjitha ekipet emergjente janë në gatishmëri, përfshi ekipet komunale, zjarrfikësit dhe policia”, thuhet në komunikatë.