Vdekja tragjike e dy të rinjve në Autostradë, arrestohen tre shoferë të autobusëve

Arianit Bytyqi 26 vjeçar dhe Gentrit Gallopeni 20 vjeç, të dy kondukterë me profesion, kanë vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm pas rënies në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konstatuar se të rinjët vdiqën pasi dolën nga autobusi i ndalur jashtëligjshëm në autostradë.


Për humbjen e dy jetëve, me urdhër të prokurorit 3 (tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.