Vdekje tragjike në aksidentin në autostratën Tiranë-Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në autostradën Tiranë-Elbasan, ku për pasojë një person humbi jetën.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 10 metra nga dalja e tunelit, ku një kamion ka përplasur nga pas një makinë me targa të huaja.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shkak është bërë një parakalim i gabuar i automjetit veturë, por ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Burime bëjnë me dije se makina ka qenë me gaz dhe pas aksidentit ka shpërthyer në flakë, duke djegur brenda edhe drejtuesin e automjetit.