Vdes 39 vjeçarja nga Istogu, që rezultoi me COVId-19 pasi u operua në QKUK,

Ka vdekur sot gruaja e cila mbrëmë u identifikua me sëmundjen COVID-19 nga fshati Lluga e Istogut.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.

“Po kam pranuar informacionin nga policia se kemi vdekjen e parë nga koronavirusi”, ka thënë kryetari i Istogut, Haki Rugova për Insajderin.

Gruaja nga Lluga e Istogut është operuar në Klinikën Kirurgjike në QKUK ndërsa testet janë kryer vetëm pas operacionit. Para hospitalizimit në QKUK gruaja kishte qëndruar në Spitalin e Pejës ku po ashtu ishte kuruar për sëmundjen e tjera të saj.

Mjekët në QKUK e operuan 39 vjeçaren pa e ditur se ishte e prekur nga coronavirus