Një paciente e moshës 71 vjeçare nga qyteti i Vushtrrisë s, e cila ishte e infektuar me COVID-19, ka ndërruar jetë sot në Klinikën Infektive.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Lajme365.
Numri i të vdekurve të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 11.
Njoftimi i Plotë:
Klinika Infektive ka njoftuar se sot, më 16 prill 2020, në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.
Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.
Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë./lajme365.com