Vdes edhe një person me coronavirus në Kosovë

Një 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës i prekur me coronavirus ka vdekur mbrëmë në Klinikën Infektive në QKUK. Lajmi bëhet i ditur në raportin 24 orësh të klinikës.

Sipas raportit i nderi kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, më saktësisht probleme kardiake.

Kështu duke e ngritur në 9 numrin e viktimave nga COVID-19 në Kosovë.

Raporti:

Sipas raportit 24 orësh, në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitiv me Covid-19, kurse janë shëruar 3 pacientë.

Gndja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv të klinikës janë 3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.

Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës, i cili ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake.