Vdes edhe personi i pestë nga aksidenti në Bërnjak të Rahovecit

Ka ndërruar jetë në QKUK edhe personi i pestë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku që ndodhi me datën 26 të muajit të kaluar në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Personi i pestë i vdekur në këtë aksident është Samir Lama, 31-vjeçar. Në këtë aksident kishte humbur jetën edhe babai 31-vjeçarit, Hilmi Lama.

Ditën e aksidentit kishin vdekur dy persona dhe katër të tjerë kishin mbetur të lënduar.

Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurt dyshohet të kenë shkaktuar aksidentin mes dy automjeteve.

/reporteri/