Vdes futbollisti Italian

Ka vdekur legjenda e futbollit italian Pierino Prati.

Siç raportojnë mediat italiane, gjatë ditës së sotme ka vdekur ish-sulmuesi i Romës dhe Milanit Pierino Pirati, transmeton Indeksonline.

 

 

Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga ish-shoku i skuadrës së tij Bruno Conti.

Pierino Prati - Wikipedia

“Pusho në pare Pierino” ka shkruar Conti në rrjetet sociale.

Ai veshi fanellën e AC Milan nga viti 1967 deri në 1973 duke fituar një kampionat, dy kupa italiane, dy kupa të Kupave, një Champions dhe një kupë ndërkontinentale. Pastaj u tranferua  në Romë ku luajti nga 1973 deri në 1977, duke lënë një kujtim të pashlyeshëm në zemrat e tifozëve të Giallorossi.