Vdes i burgosuri në Pejë

Një i burgosur ka vdekur sot në Spitalin e Pejës, i cili që nga viti 2007 ishte në kujdesin mjekësor të burgut.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 08:50 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri M.S viti i lindjes 1941.

Sipas njoftimi i burgosuri, që nga pranimi, në vitin 2007, ka qenë nën kujdesin mjekësor të burgut dhe të konsultantëve mjekësor specialist.

I njëjti  për shkak të sëmundjeve kronike si; insuficiencë e zemrës, mushkërive dhe diabet ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut.

Ndërkaq, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, me 12.03.2021, është referuar në SP të Pejës.