Të hënën në orët e mbrëmjes ka ndërruar jetë Ramadan Zaplluzha.
Ai ishte edhe ideator dhe krijues i emblemës së KF Liria, me të cilën klubi prizrenas garon.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi prizrenas përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.
Postimi i plotë i tyre:
Ndërron jetë ideatori i emblemës së KF LIRIA
Të hënën në orët e mbrëmjes ka ndërruar jetë Ramadan Zaplluzha.
KF Liria, Bordi udhëheqës, Shtabi Teknik, futbollistët e Lirisë dhe gjithë qytetarët e Prizrenit me pikëllim e mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të artistit e pedagogut Ramadan Zaplluzha.
Në Prizren e në Kosovë, në trojet shqiptare e më gjërë në fushën e artit Ramadan Zaplluzha njihej si Therrë e Murizit që thumbonte fenomenet negative në shoqëri.
Ai ishte edhe ideator dhe krijues i emblemës së KF Liria, me të cilën Klubi ynë garon me krenari në futbollin e Kosovës.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë qytetarëve të Prizrenit për këtë humbje të madhe.
Vepra e Ramadan Zapllushëz është e perjetshme.
Prehu në paqe njëriu i dashur i Prizrenit.
KF “Liria”, Qemal Krasniqi