Vdes në burg ish Presidenti egjiptian Morsi

Mediat egjiptiane raportojnë se ish Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, ka humbur jetën gjatë ditës së sotme.

Morsi ka humbur jetën derisa ishte duke vazhduar gjykimi ndaj tij në sallë të gjykatës.

Presidenti Morsi, në vitin 2013 ishte rrëzuar nga pushteti përmes grusht-shtetit të udhëhequr nga Gjeneral Sisi.

Morsi ishte lider i organizatës “Vëllazëria Muslimane”, e cila më vonë u shpall si organizatë terroriste nga regjimi i ri egjiptian.