Vdes këmbësori në Terstenik të Drenasit pasi goditet nga një veturë

Foto ilustrim

Një person ka ndërruar jetë mbrëmë pasi i njëjti është goditur me makinë.

Ngjarja ka ndodh në Terstenik të Drenasit.

“Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka marrë këmbësori”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në ‘IML’ për obduksion, ndërsa vozitësi është dërguar në mbajtje”.