Vdes një foshnje 6-javëshe me Covid-19 në SHBA, viktima më e re në botë

Një foshnjë gjashtëjavëshe, që u shtrua në spital fundjavën e kaluar, humbi jetën nga koronavirusi, në Connecticut, njoftoi sot guvernatori fqinj i Nju Jorkut, Ned Lamont.

“Testet konfirmuan mbrëmë se foshnja ishte pozitive për COVID-19. M’u thye zemra”, tha Lamont.

“Ne mendojmë se është një nga personat më të rinj në botë, që vdiq nga ndërlikimet për shkak të COVID-19”, shtoi guvernatori, në llogarinë e tij në Twitter.

Numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit në SHBA është rritur në 4 090, pasi 920 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga universiteti Johns Hopkins.

Të dhënat e përditësuara treguan se në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 189 633, me 25 023 raste të reja.

SHBA mbetet vendi me më