Covid-19 ia ka marr jetën edhe një gruaje e cila ishte e shtrirë në Kliniken Infektive në QKUK.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë është 6.
Burime të Lajme365 bëjnë të ditur se një grua rreth moshës 66 vjeçare nga Banja e Malishevës ka vdekur sot si pasojë e gjendjes së rënduar nga COVID-19.
Gruaja ka ndërruar jetë sot në Klinikën Infektive në QKUK.
Viktima ka pasur edhe një numër të konsideruar të sëmundjeve shoqëruese.