Vdes një mësimdhënës nga covid-19

Mësimdhënësi nga Podujeva, Bedri Raçi ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta Express.

Lajmin e bëri të ditur u.d i kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit Bedri Raçi, i cili nuk arriti t’i mbijetojë përballjes me Covid-19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.
I përjetshëm kujtimi për Bedriun”, ka shkruar Rudari në Facebook.

Kujtojmë se deri më sot numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 798./Gazeta Express/