Vdes një person në Rugovë, bie nga shkëmbinjtë

Një person ka humbur jetën rrugës për në Rugovë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili për Demokracia.com tha se personi ka rënë nga shkëmbinjtë në lumë dhe akoma nuk dihet se si ka ardhur deri te rënia.

‘’Në rrugën Pejë-Rugovë në kilometrin e shtatë, një person ka rënë poshtë në lumë. Ende nuk dihet arsyeja se pse është ndal apo si ka ardhur deri te rënia mirëpo tashmë ka dëshmitar dhe presim që sa më parë të zbardhet rasti’’, ka thënë Gashi.

Tutje zëdhënësi i policisë tha se menjëherë në vend të ngjarjes ka dal policia, zjarrfikësit dhe e kanë nxjerr trupin e pajetë nga lumi./Demokracia.com/