Vdes personi që u aksidentua në rrugën Komoran – Carralevë

Xh.A 28  vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti që ka ndodhur rreth orës 12:00  në rrugën Komoran – Carralevë, raporton Front Online.

Lajmi për vdekjen e Xh.F e ka konfirmuar policia e Kosovës, ndërsa B.Z 53 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran – Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: Ø Xh. A femër 28 vjeç, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran. Ngasësi i automjetit Mercedes , B.Z , 53 vjeç, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion” njofton policia e Kosovës.