Vdes piloti gjerman si pasojë e përpjasjes së aeroplanëve luftarak

Një pilot ka mbetur i vdekur pas përplasjes së dy aeroplanëve luftarak në Gjermani gjatë ditës së sotme.

Dy aeroplanë të tipit Eurofighter janë përplasur derisa ishin duke zhvilluar trajnime në Muritz, në verilindje të Gjermanisë, raporton BBC.

Njëri aeroplan është rrëzuar në mal derisa i dyti është rrëzuar afër një fshati afër 10 kilometra në largësi.

Pilotët kishin arritur të kërcenin me parashutë nga aeroplanët, por vetëm njëri prej tyre kishte arritur të shpëtonte, derisa piloti tjetër kishte humbur jetën.

Të dy aeroplanët luftarak ishin të vendosur në bazën ushtarake Laage në Rostock dhe asnjëra prej tyre nuk bartnin armatim.

Aeroplanët luftarak Eurofoghter janë prodhuar nga konzorciumi evropian i përbërë nga Airbus, BAE Systems and Leonardo dhe një aroplan i tillë ka kosto prej rreth 90 milionë eurosh.