Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, ishte aksidentuar me traktor pesë ditë më parë

Ka vdekur zyrtari policor që ishte aksidentuar me traktor me datën 20 gusht.

Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me daten 20.08.2019 rreth ores 13:30, kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne fshatin Rimanishte te Prishtines. Ne kete aksident viktima mashkull A.A 51 vjec, (zyrtar policor), ka pësuar lëndime trupore, pasi është vetëaksidentuar derisa ishte duke e drejtuar traktorin e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, nga ku sot rreth ores 18:00 jemi njoftuar se viktima ka nderruar jete.

Image

Trupi i viktimes është dërguar për oduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”

Për këtë rast tragjik ka shkruar edhe Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi.

“Humbje e rëndë dhe e vështirë vdekja tragjike e Adil Arifit nga Rimanishta. Të gjithë ata që e njohën Adilin do ta kujtojnë si një puntorë të jashtëzakonshëm, njeri të urtë dhe si një polic të përkushtuar. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës e familjes, kusherinjve e miqve ngushëllime të sinqerta”, ka thënë Arifi.