Vdes zëvendësministri i Bujqësisë, Nehat Ramadani

Ka vdekur në moshën 54-vjeçare zëvendësministri i Bujqësisë, Nehat Ramadani.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, si dhe ministri Besian Mustafa.

Kryeministri Hoti është shprehur i tronditur thellë nga vdekja e Nehat Ramadanit.

Nehat Ramadani ka pasur pozita të larta në institucionet komunale të Gjilanit por edhe në ato qeveritare.

Për vdekjen e zëvendësministrit ka reaguar edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së, zv/ministrit Nehat Ramadani. Nehat Ramadani ishte profesionist, punëtor dhe njeri i urtë e me virtyte të larta njerëzore, që me punë dhe përkushtim kreu detyrën e tij në shërbim të vendit dhe institucioneve tona”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Isa Mustafës./Kallxo

I