Vdesin edhe dy persona me COVID-19

Gjatë ditës së sotme në Spitalin Rajonal të Ferizajt kanë vdekur dy pacientë me coronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur,  drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Ferizajt, Bekim Ademi.

Ai ka thënë se dy pacientët, njëri i lindur më 1944 dhe tjetri 1966, prej më shumë se një javë ishin të shtrirë në Spitalin Rajonal dhe po trajtoheshin me oksigjenoterapi.

Numri i përgjithshëm i viktimave me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 114.

Ndërkaq, ka shkuar në 5 mijë e 237 numri i personave të infektuar me COVID-19, në Kosovë, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 119 raste të reja.