Vdesin edhe dy persona të infektuar me COVID-19

Edhe  dy persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në oret e mbrëmjes.

Viktima e parë është  një grua nga Samadraxha e Suharekës e cila  ishte e shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook,drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi.

“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se ka ndërruar jetë i prekura me sëmundjen COVID-19, K.M., nga Samdraxha. E ndjera kishte probleme dhe sëmundje të tjera shoqëruese”, tha Kuqi.

“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjerës nga Samdraxha, në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit!”

“Ju lutem, respektoni masat mbrojtëse dhe kujdesuni për veten dhe familjen. Virusi është kudo ai është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon të na mund, bashkë mund ta përballojmë edhe këtë situatë”, ka shkruar Kuqi.

Viktima e dytë është nga fshati Shtupel i Klinës.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përmes rrjetit social Facebook.

“Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19. Në emër të Komunës së Klinës dhe në emër timin, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grabanica, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur”, shkruan Elezj.

IKSHPK ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë 213 raste pozitive me coronavirus.

”Numrri total i rasteve pozitive është 6.680 raste nga 33.289 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 164 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 109 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.614 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.902”, ka njoftuar IKSHPK.