Vedat Muriqi vendos për të ardhmen e tij

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjete sociale, ka bërë të ditur vendimin që ka marrë rreth të ardhmes së tij.

Sulmuesi prizrenas ka bërë të ditur të ketë marrë vendim që të vazhdojë karrierën e tij profesionale te klubi i tij aktual Çaykur Rizespor deri në përfundimin e kontratës, me 30 qershor 2020.0

Një vendim të tillë, Muriqi ka bërë të ditur ta ketë marrë pas mosmarrëveshjeve që ka pasur me kryetarin e Rizesporit mbi adresën e transferimit të tij.

Gjigantët e futbollit turk Galatasaray dhe Fenerbahce kanë shprehur interesim të madh për të siguruar shërbimet e sulmuesit 25 vjeçar i cili sezonin e kaluar në kampionatin turk e përfundoi si golashënuesi i dytë më i suksesshëm.