Vedat Muriqi zgjedhet futbollisti i vitit në Kosovë

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është zgjedhur futbollisti më i mirë për vitin 2019 në Kosovë.

Sulmuesi 26 vjeçar nga Prizreni ka kaluar një vit të mrekullueshëm si në Kombëtaren e Kosovës ashtu edhe në klubin e tij, në gjigantin turk Fenerbahçe.

Në garë të ngushtë me Vedat Muriqin për futbollistin më të mirë të vitit 2019 në Kosovë ka qenë edhe ylli tjetër i Kombëtares së Kosovës Milot Rashica.