Veliu priti në takim përfaqësueset e UNDP-së në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko dhe Marta Gazideda, Zëvendës Koordinatore e Programit dhe Menaxhere e Portfolios për Qeverisje.

“Në këtë takim fokusi i diskutimit ishte situata aktuale e ballafaqimit me pandeminë COVID-19 dhe bashkëpunimi mes UNDP-së dhe MPB-së. Ministri Veliu theksoi se tashmë institucionet e Kosovës përgjegjëse për menaxhimin e kësaj pandemie kanë publikuar një “Manual për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19”, dhe i njoftoi pjesëmarrësit se kanë marrë të gjitha masat e duhura për parandalimin e përhapjes së pandemisë tek shërbyesit civil”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu, në këtë takim u shpreh edhe një herë gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit mes UNDP-së dhe MPB-së edhe në çështjet tjera ekonomike dhe shoqërore.

Në fund të këtij takimi, përfaqësuesit e OKB-së dhe UNDP-së në Kosovë, vlerësuan lartë punën e institucioneve të Republikës së Kosovës për menaxhimin e kësaj pandemie dhe theksuan se do të vazhdojnë t’i mbështesin edhe më tej.

Tags: , ,