Veliu takohet me qytetarët

Komuna e Podujevës ka publikuar njoftimin se më 21 qershor 2019 (e premte), në orën 10:00, në sallën e Kuvendit, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, do të mbajë takim publik me qytetarë.

Në takimin publik, kryetari Veliu do t’i informojë qytetarët për realizimin e projekteve dhe aktivitetet e tjera të parapara në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 si dhe projektet dhe aktivitetet që janë në proces dhe ato të planifikuara për realizimi.

No photo description available.

Me këtë rast, Komuna e Podujevës fton qytetarët të marrin pjesë në takim, ku do të kenë mundësi të shtrojnë pyetje dhe japin sugjerime dhe propozime lidhur me çështjet me interes të përgjithshëm.