Vëllau i Ocalanit sulmon rivalin e partisë së Erdoganit!

Kanali në Gjuhën Kurde i Radio Televizioni Publik i Turqisë (TRT Kurdi), ka publikuar një reportazh të pazakonshëm për rrethanat e Turqisë.

Në prag të zgjedhjeve të përsëritura të së dielës për Kryetar të Stambollit, TRT Kurdi ka publikuar reportazhin në Gjuhën Kurde, ku shihet vëllau liderit të kurdëve Abdullah Ocalan, Osman Ocalan duke kritikuar kandidatin opozitar për Kryetar të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Publikimi i një videoje të tillë është kritikuar shumë ashpër në intelektualë kurdë dhe përfaqësues të opozitës në Turqi.

Abdullah Ocalan është duke u mbajtur në burgjet turke që nga viti 1999, ku është duke vuajtur dënimin me burg të përjetshëm.

Të dielën në Stamboll mbahen zgjedhjet e përsëritura për Kryetar të Qytetit Metropolitan të Stambollit, ku favoritë kryesorë janë kandidati i partisë së Presidentit Erdogan, Binali Yildirim, dhe kandidati opozitar, Ekrem Imamoglu.

Në zgjedhjet e mbajtura më 31 mars, zgjedhje këto të anuluara, fitues i garës kishte dalë Ekrem Imamoglu me rezultat të ngushtë.

Anketat e fundit të publikuara, këtë herë parashohim një fitore të pastër të Ekrem Imamoglu në garën për Kryetar të Stambollit.

Humbja eventuale e zgjedhjeve në Stamboll, konsiderohet se do të ishte një humbje e madhe politike për Presidentit turk, Erdogan.