Vendim i ri për punën në çerdhe publike dhe private

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të pezullojë punën e çerdheve publike dhe private, një muaj pasi që ato u hapën pas situatës me COVID-19.

DOKUMENT – Këto janë masat e reja të Qeverisë për COVID-19

Megjithatë, në vendim është theksuar se njëri prind duhet të lirohet nga puna për kujdes ndaj fëmijëve që janë nën moshën 10 vjeçare.

“Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private (me kusht që njëri prind të lirohet nga puna për kujdes ndaj fëmijëve që janë nën moshën 10 vjeçare)”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Çerdhet publike dhe private ishin hapur në kohën kur ministër i Shëndetësisë ishte, Arben Vitia, më saktësisht me 1 qershor. Hapja e tyre ishte bërë duke u bazuar në një udhëzim të UNICEF-it.

Mbyllja e të gjitha institucioneve shkollore ishte bërë pak para se të regjistroheshin rastet e para me COVID-19 në vend.