Vendimi i Gjykatës Supreme për Dragashin: Kush ka të drejtë të votoj nga diaspora? (Dokument)

Gjykata Supreme ka marrë vendim që të gjitha votat e ardhura nga diapsora të shkojnë në rivotim për komunën e Dragashit.

Supremja ka pranuar ankesën e LDK-së lidhur me vendimin e PZAP-së për anulim të votave me postë për këtë komunë që kanë ardhur nga jashtë.

Por kush ka të drjet të votoj pas vendimit të Gjykatës Supreme?

Në vendim thuhet se të drejt vote kanë personat që janë në listën e votuesve jasht Kosovës për komunën e Dragashit, dhe që janë pranuar nga KQZ-ja, në raundin e parë, përcjell LAJME365.

Në bazë të asaj liste, të drejtë vote kanë 1090 votues.

” KQZ-ja, në përgjigjen në ankesë, thekson se Lista e Votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit, përmban 1090 votues, të regjistruar suksesëshëm gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim për këtë komunë. Lista përmban  numrin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, mbiemrin, emrin, datën e lindjes, shtetin, numrin e telefonit dhe komunën që i përkasin (Dragash).”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme./lajme365.com