Vendimi i Shpend Ahmetit, nxënësit nga Shqipëria mund të vijojnë mësimin në Kosovë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim që fëmijët nga Shqipëria që janë të strehur në Prishtinë, të kenë mundësinë e vijimit të shkollimit në kryeqytet.

Për këtë plan, Komuna e Prishtinës shumë shpejt do të dal me plan konkret.

“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë.

Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do ti tregoj detajet e lajmërimit, sistemimit dhe indkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit” shkruan Ahmeti në njoftim./Indeksonline/