Vendoset edhe emri i 5 vjeçares rome, në pllakën përkujtimore në Mitrovicë

Mitrovica SOT përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se është vendosur emri i 5 vjeçares rome.

Ditëve të fundit pati reagime dhe kritika të ashpra nga shoqëria civile, por edhe nga organizata të ndryshme rreth mospërfshirjes së vogëlushes Elizabeta Hasani në pllakën përkujtimore kushtuar viktimave të masakrës së 13 Marsit 1999 në tregun e Mitrovicës.

Por sot, dikush nuk priti gjatë dhe e vendosi emrin e Elizabeta Hasanit në këtë pllakë.

Lidhur me këtë çështje pati edhe një reagim nga Komuna e Mitrovicës, ku ndër të tjera thuhet: “Gabimi eventual edhe pse pa fajin e Komunës dhe pa asnjë qëllim do të përmirësohet pa asnjë hezitim”.

Mitrovica SOT,
03 Gusht 2020.