Vendoset vazo me kanabis para objektit të Qeverisë

Një person është arrestuar të enjten pasi ka vendosur një vazo të mbjellë me kanabis para objektit të Qeverisë së Kosovës.Policia e Kosovës ka thënë se personi i arrestuar është me të meta mendore dhe e ka rekomanduar atë që të kontrollohet tek mjekët.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka vendosur një vazo ku kishte të mbjellë kanabis. Është kontrolluar në lokacionin e tij ku ka pasur edhe 51 (pesëdhjetë e një) copë bimë kanabis”, ka thënë Policia.
“I dyshuari kishte të meta mendore ku posedonte dokumente të mjekut. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt dhe rekomandon për kontrollim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës