Veprim shovenist ndaj zonjës Albright nga basketbollisti serb

Madeleine Albright, e cila në vitin 1999 ka qenë sekretare amerikane e shtetit, mendohet të jetë një prej avokatëve kryesorë të agresionit të NATO-s në ish-Jugosllavi, shkruajnë mediet serbe.Basketbollisti serb, Marko Keshelj, në ditën e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, në rrjetin social Twitter e ka postuar një foto me një porosi, në të cilën shkruan:“Krimineli gjithmonë kthehet në vendin e ngjarjes. Do të digjesh në ferr gjyshe”, ka shkruar basketbollisti serb.Madeleine Albright dhe Bill Klinton nga e marta po e vizitojnë Kosovën.Ata janë pritur me nderimet më të larta në vendin tonë.